Flash

Prapaskena/ Devolli, 'premtimi' që e bëri trajner të Dinamos: shkarkohet 'miqësisht' Shkëmbi

Lapsi.al 7 February 2022
Prapaskena/ Devolli, 'premtimi' që e bëri trajner të

Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Dinamos dhe lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi kryeqytetas. Në fakt, rezultatet e trumpetonin largimin e teknikut korçar, edhe pse presidenti i Dinamos Bardhi tentoi ti jepte dorën seri në fund miqësisë me teknikun, që pavarësisht blerjeve të janarit (tre të rëndësishme) dështoi të merrte më shumë se një pikë ndaj dy skuadrave të zonës së rënies nga kategoria, duke qenë tashmë vetëm katër pikë nga vendi i fundit.

Në krye të skuadrës është vendosur Bledar Devolli, mik me Shkëmbin e asistent i tij muajin e fundit. Në fakt, ardhja e gjirokastritit, një teknik karizmatik dhe nga ata me dorë të hekurt (la moshat e Tiranës) kishte në sfond një premtim mirëkuptues nga presidenti dhe nga vetë Shkëmbi: nëse gjërat nuk do shkonin mirë dhe korcari do të bënte mënjanë, atëherë pankina do të ishte e tij. Kjo prespektivë e bëri ish-teknikun e Kastriotit të vendoste pa hezitim të merrte rrugën drejt Dinamos. Pritja nuk ishte e gjatë...

NJOFTIM

FC Dinamo njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.

Presidenti Adrian Bardhi dhe trajneri Shkëmbi kanë zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi, në emër të z.Adrian Bardhi falenderon trajnerin Shkëmbi për kontributin e tij dhe punën e përkushtuar që ka bërë ne fillim të sezonit 2021-2022 për krijimin e grupit aktual të futbollistëve, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

FC Dinamo bën me dije se drejtimin e skuadrës, Presidenti Bardhi do t'ia besojë z.Bledar Devolli, i cili aktualisht mbante postin e zv.trajnerit në ekip.

Stafit teknik në rolin e zv.trajnerit, i shtohet dinamoviti Erion Xhafa, ish-lojtar dhe kapiten i Dinamos, aktualisht trajner i ekipeve zinxhir të akademisë blu.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI