Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Uzuni 'flirt' me golin ndaj Real Madrid: beratasi jep impulse klasi në ndeshjen e parë me Granadan

Lapsi.al 6 February 2022
Video/ Uzuni 'flirt' me golin ndaj Real Madrid: beratasi jep impulse

Pas daljes nga Kupa e Mbretit në çerekfinale përballë Athletic Bilbaos, Real Madridi i Carlo Ancelotti është ende i hallakatur dhe kjo duket edhe pas fitores së vuajtur në shtëpi 1-0 kundër Granadës: një rezultat që i projekton Blancos tani në +6 ndaj Sevillas së vendit të dytë (si dhe në +13 nga Betis i vendit të tretë), duke tentuar një arratisje në krye të renditjes që tashmë po bëhet gjithnjë e më konkrete. Debuton për Granadën nga minuta e parë Myrto Uzuni, në një ndeshje prestigji kundër merengues, ku beratasi nuk donte të mungonte.

E në fakt, pak stërvitje me ekipin e re dhe tekniku i besoi fanellën e titullarit. Numri 24 dhuroi impulse klasi edhe pse para portës mund të ishte tregfuar më i saktë. I kuptueshëm emocioni për një debutim kundër klubit më të rëndësishëm në botë, që ndoshta e pengoi t'i bënte keq Courtois në dy mundësitë që iu paraqitën.

Mundësia e parë në Bernabeu ishte për miqtë: Puertas goditi në shtyllën e afërt, por Courtois u tregua i kujdesshëm. Në minutën e 13' erdhi përgjigja e Real Madrid me Iscon që shërbeu në qendër për Asension, por portieri i Grandaës ishte gati. Pas gjysmë ore lojë, Real Madrid kishte mundësinë më të mirë për të marrë avantazhin, me Granadën që rrezikoi autogolin: Carvajal ktheu topin drejt qendrës dhe Neva devijoi topin duke e stampuar në traversë.

Blancos ishin pranë golit edhe në minutën e 55: Modric hyri në zonë dhe shkarkoi të djathtën drejt portës, por mbylli mirë mbrojtja mike. Në vështirësi, Granada rezistoi sërish edhe në të majtën e Asensios, të bllokuar në shtyllën e parë nga ndërhyrja providenciale e portierit kundërshtar. Ndeshja dukej se po shkonte drejt rezultatit 0-0, por numri 11 i Blancos zgjidhi problemet e Ancelottit pesëmbëdhjetë minuta nga fundi me një magji: Asensio e mori topin jashtë zonës, depërtoi dhe dhuroi një goditje të mrekullueshme me të majtën që përfundoi në këndin e djathtë të portës.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI