Flash

Nga kampion në numrin 757, në vetëm tre vjet: Del Potro pranë lamtumirës mes lotësh e ngashërimash

Lapsi.al 6 February 2022
Nga kampion në numrin 757, në vetëm tre vjet: Del Potro

“Më shumë se një kthim, kjo është lamtumirë”. Juan Martin Del Potro do të kthehet në fushë në Buenos Aires, por atmosfera në prag të turneut nuk është ajo që pritej. Në sytë e argjentinasit në konferencën për shtyp nuk ka asnjë lehtësim, asnjë krenari për një tjetër sfidë të fituar. Aty duken lotët e atyre që e shohin më afër fundin e karrierës. Tenisti ka kryer katër operacione në gju në tre vitet e fundit dhe është përballur me një sërë dëmtimesh të rënda në kyçin e dorës. Kampion i US Open 2009, sot Del Potro është numri 757 në botë.

“Gjuri po më bën të jetoj një kalvar të vërtetë”, tha ai mes lotëve dhe ngashërimave gjatë një konference për shtyp para mediave argjentinase. "Nuk do të kisha pranuar të tërhiqesha pa luajtur të paktën edhe një herë - tha ai -. E dua këtë sport, ia kam kushtuar jetën tenisit, por nuk është e lehtë të luash me gjithë këtë dhimbje. Ndeshja tjetër mund të jetë e fundit, nuk e di nëse do të ketë të tjera. Por është bukur të ndjehesh si një tenist edhe për pak kohë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI