Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

"Do flas me presidentin": Shkëmbi mendon dorëheqjen, rezultatet e 'gozhdojnë'

Lapsi.al 5 February 2022
"Do flas me presidentin": Shkëmbi mendon dorëheqjen,

“Mendoj se jemi munduar t’i ndryshojmë skuadrës atë për të cilën vuajmë, por edhe sot nuk bëmë atë që duhet të bënim. Nuk arritëm të kalonim në avantazh në pjesën e parë. Moment i vështirë, moment i keq, po kthehen hijet e ndeshjeve të para. Duhet të reflektoj edhe unë, do flas me presidentin dhe do bëj më të mirën për klubin”. Bledi Shkëmbi mendon tashmë dorëheqjen, pas humbjes me Kastriotin dhe një pikë në dy ndeshjet kundër skuadrave të zonës së rënies nga kategoria. Tekniku i Dinamos ka qenë në qendër të kritikave, por tani me blutë që rrezikojnë rënien, duke se dorëheqja është zgjedhja më e mirë: "Me qetësi do vendosim se çfarë do të bëjmë. I falënderoj çunat, arritëm të bëjmë maksimumin në një fushë të vështirë, ndeshje dhe arbitër të vështirë. Nuk është dorëzim, por duhet të flasim me presidentin për të vendosur më të mirën,se çfarë duhet të bëjmë.”

Tekniku në analizën e tij, nga koha që kur ka ardhur në pankinën e bluve, nuk sheh asnjë gabim të bërë: “Kam bërë maksimumin, nuk mendoj se jam trajneri më i mirë, por kam qenë serioz, kam bërë punë të pastër, por trajneri matet me rezultate. Kjo është e vetmja arsye pse them se duhet të flas me presidentin. Mendoj se skuadra mundohet të më ndjekë dhe kemi pasur probleme dhe mungesa. Kemi bërë shumë ndeshje në pak ditë dhe lojtarët nuk kanë qenë në formën optimale”, përfundoi Shkëmbi.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI