Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Kastrioti fut Dinamon në hall: 2-0 e krutanëve trondit pankinën e Shkëmbit

Lapsi.al 5 February 2022
Video/ Kastrioti fut Dinamon në hall: 2-0 e krutanëve trondit

Një tjetër zhgënjim i Dinamos, e mundur 2-0 nga Kastrioti në ndeshjen e parë të fazës së tretë dhe tani me rrezikun ta shohë veten në zonën e rënies nga kategoria. Pas Egnatias, që i mori barazimin me 10 lojtarë nga minuta e parë, tani edhe krutanët e vendit të fundit bëjnë rezultat, madje marrin pikë të plota, ndaj Dinamos, duke lëkundur pankinën e Bledi Shkëmbit.

Me Reginaldon nga minuta e parë, blutë kërkuar të vendosnin në shina sfidën dhe në fakt në pjesën e parë detyruan Kastriotin vetëm të mbrohet. E kuptueshme zgjedhja e teknikut Cela (dy fitore e një barazim në 4 ndeshje në detyrë), ndërsa kryeqytetasit, duke përfituar nga epërsia territoriale, provuan në minutën e 9′, kur Reginaldo nuk gjeti dot kuadratin e portës. Skuadra e Shkëmbit shkoi pranë golit edhe me sulmuesin tjetër Cinedu në minutën e 14, që dështoi nga fare pranë portës. Vetëm një herë u panë krutanët në anët e Simonit, në minutën e 37 kur Dida nuk mundi dot ta devijojë topin pas një krosimi në zonë.

Në pjesën e dytë, krutanët kaluan në avantazh në mundësinë e parë të paraqitur. Greca në të 50′ ndëshkoi Simonin, duke i dhënë tjetër drejtim ndeshjes. Dinamo provoi të reagonte, por spostimi përpara dhe hyrja e Ibraimit prishi ekuilibrat, kështu që Kastrioti përfitoi të rrezikonte Nunes në të 57 e të godiste sërish me Grecën në minutën e 68′ me një kundërsulm vrastar. Dinamo mbetet me 19 pikë, me ankthin se një rezultat pozitiv i Egnatias e Skënderbeut, që janë 16, do t'i barazonte me pikë. Kastrioti ngjiet në kuotën e 15 pikëve, edhe pse vazhdon të jetë i fundit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI