Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Djokovic takohet me presidentin Vucic, në Serbi e quajnë propagandë: "Ju falenderoj për mbështetjen"

Lapsi.al 3 February 2022
Djokovic takohet me presidentin Vucic, në Serbi e quajnë

"Ngjarje e pafat": në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, numri 1 i botës Novak Djokovic e përshkroi të tillë ndalimin dhe dëbimin e tij nga Australia për arsyen se nuk kishte përmbushur kërkesën e rrepta të vaksinimit. “Jam këtu për t’ju falënderuar për mbështetjen e madhe që më dhatë si President i Serbisë gjatë ngjarjeve fatkeqe në Australi”, ishin fjalët e Djokovic.” Edhe pse isha i vetëm në paraburgim dhe u përballa me shumë probleme dhe sfida, nuk ndihem vetëm. Kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga familja ime, nga të gjithë njerëzit e afërt, nga i gjithë kombi serb”.

VERSIONI I DJOKOVIC - Tenisti numër 1 në botë nuk u fut në detaje dhe premtoi se do të jepte "versionin" e tij më vonë. Takimi i Djokovic me Vucic në fakt krijoi edhe kritika nga disa tifozë në vend. Kritikët thonë se Vucic e përdori ngjarjen për të rritur popullaritetin e tij përpara zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për në prill. Takimi u zhvillua një ditë pasi autoritetet serbe hodhën poshtë dyshimet e shprehura nga disa media perëndimore për vërtetësinë e testeve Covid të paraqitura nga Djokovic për hyrjen në Australi.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI