Flash

Bentancur “harron” Juventusin dhe anashkalon Allegrin: "Conte një trajner i madh, me të do të përmirësohem"

Lapsi.al 3 February 2022
Bentancur “harron” Juventusin dhe anashkalon Allegrin: "Conte

I angazhuar me Uruguain e tij në kualifikueset botërore, Rodrigo Bentancur ende nuk ka pasur mundësinë të fluturojë për në Londër për të nisur aventurën e tij të re me Tottenham. Ish-mesfushori i Juventusit, megjithatë, bëri deklaratat e tij të para që kur u bë një lojtar i Spurs. E një nga mendimet e tij të para ishte për Antonio Conten. “Conte është një trajner i madh, ai kërkon 150% nga ekipi i tij dhe unë do të mësoj shumë prej tij: ai do të më përmirësojë edhe mendërisht, është një motivim i madh për mua”, tha Bentancur i freskët pas golit të shënuar kundër Venezuelës.

"Vij në një klub të madh me lojtarë të mëdhenj. Jam i lumtur, ashtu siç isha kur mësova për interesin e klubit për mua. Të vesh këtë fanellë do të jetë një nder: gjithmonë e kam dashur Premier League dhe tani kam mundësinë të luaj së bashku, me lojtarë të nivelit të lartë”, shtoi ai.

Në lidhje me kalimin në Premier League, uruguajani është shfaqur ambicjoz: "Do të më ndihmojë shumë të rritem si lojtar dhe do të japim gjithçka për të përfaqësuar sa më mirë Tottenhamin, të gjithë së bashku. Unë jam një lojtar shumë taktik, që i pëlqen të mbulojë hapësirën e lirë, që dëshiron të rifitojë topin dhe lëviz shpejt përpara. Më duhet të përmirësohem dhe e di që mund ta bëj".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI