Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Greenwood lirohet me kusht: sulmuesi i United akuzohet për dhunë seksuale e agresion

Lapsi.al 2 February 2022
Greenwood lirohet me kusht: sulmuesi i United akuzohet për dhunë

Mason Greenwood u lirua me kusht pasi u arrestua me akuzën për përdhunim dhe agresion, si pjesë e një hetimi të nisur pasi ish-e dashura Harriet Robson postoi foto dhe video tronditëse në mediat sociale. Më parë, Manchester United kishte bërë të ditur se lojtari nuk do të rikthehej në stërvitje dhe do të përjashtohej nga skuadra për të gjitha ndeshjet deri në një njoftim të dytë.

Policia e Mançesterit raportoi se Greenwood u arrestua, pasi forcat e rendit "mësuan për imazhet dhe videot e postuara në internet në mediat sociale nga një grua që raportoi dhunë fizike". Gjykatës iu dha një zgjatje e dytë e afatit për të mbajtur në burg deri më sot të akuzuarin, të cilit më pas iu dha lirimi me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Pas arrestimit të sulmuesit, gjigandi i video-lojërave Ea Sports njoftoi se Greenwood është hequr nga produktet e FIFA-s. Edhe Nike, një lider multinacional në veshje sportive, kishte deklaruar më parë se kishte pezulluar të gjitha marrëdhëniet me futbollistin.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI