Flash

Messi është hija e vetes në Paris, por jo për Scalonin: “Këtu askush nuk e ka vendin të garantuar, përveç njërit"

Lapsi.al 2 February 2022
Messi është hija e vetes në Paris, por jo për Scalonin:

Pas suksesit të radhës ndaj Kolumbisë, falë golit të Lautaro Martinez që me kombëtaren vazhdon të spikasë, Lionel Scaloni foli në konferencën për shtyp, duke lejuar veten të thotë një të vërtetë që ndoshta në këtë moment nuk tingëllon shumë bukur, duke parë formën e Lionel Messi. "Mund të kishim thirrur lojtarë nga kampionati argjentinas, por preferuam të mos rrezikonim ata që nuk luajnë për momentin - tha trajneri i Albiceleste -. Në funksion të Kupës së Botës ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, këtu të gjithë tregojnë përkushtim dhe dëshirë të madhe. Askush nuk e ka vendin të garantuar, përveç njërit siç e kam thënë gjithmonë (Messi, ed)".

Argjentina ecën e sigurtë drejt kualifikimit, por gjithnjë pas Brazilit në kualifikueset e Conmebol, për Katar 2022. Ndoshta edhe për faktin se janë të dytët, katër pikë larg 5 herë kampionëve të botës, ka bërë që Scaloni të analizojë: "Përtej rezultatit, e rëndësishme është të shohim tifozët euforikë edhe para ndeshjes. Kemi pasur shumë mungesa dhe në njëfarë mënyre duhej të improvizonim, por të gjithë po kontribuojnë këtu. Rekordi i pathyeshmërisë? Shumë më e rëndësishme është që ekipi të funksionojë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI