Flash

Modeli i flokëve zero të Beckham, "meritë" e Ferguson: "Shko hiqe atë kreshtë"

Lapsi.al 1 February 2022
Modeli i flokëve zero të Beckham, "meritë" e Ferguson:

David Beckham ishte një nga ata lojtarë me karakteristika sensacionale, që në futbollin e sotëm nuk ka gjetur ende një trashëgimtar të denjë. Natyrisht, duhet pranuar që edhe pse ishte një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme teknike, një përqindje e mirë e hiperpopullaritetit të tij i takon pamjes fizike dhe stilit të tij. Ka patur raste, look-u i tij ka qenë edhe i habitshëm, ndonjëherë jo për zgjedhjen e tij. E pas periudhës së Beckhamit me kokë të rruar (dhe kështu edhe modës me kokë të rruar) qëndron një stilist i pazakontë: Sir Alex Ferguson.

Bëhet fjalë për një episod, për të cilin Spice Boy flet pas disa kohësh që daton në ndeshjen e Charity Shield të vitit 2000 kundër Chelsea. Beckham ishte prezantuar me një prerje flokësh të re por nga frika se mos shihej keq nga trajneri, kishte vendosur ta mbronte me një kapele: "Hyra në dhomat e zhveshjes dhe ai nuk e kishte parë ende prerjen e flokëve sepse kisha shumë frikë për t'ia treguar. Deri një ditë më parë kisha shkuar në stërvitje me një berretë, isha stërvitur, kthyer, shkoja në hotel, darkën, mëngjesin, edhe në autobus për të shkuar në stadium, gjithë kohën isha me kapele në kokë. Pastaj, megjithatë, u bëra gati për ndeshjen, e hoqa dhe ... ".

"'Shko dhe rruhu!" Unë buzëqesha por ai: 'jo, e kam seriozisht, shko hiqe atë kreshtë!' Kështu që më duhej të gjeja disa brisqe dhe t'i rruaja flokët në Wembley. Trajneri ka gjithmonë të drejtë." Jo të gjithë mund të thonë se kanë luajtur në Wembley; pak mund të thonë se kanë fituar, por vetëm David Beckham mund të thotë se i ka rruar flokët zero në dhomat e zhveshjes.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI