Flash

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Rrahu të dashurën, Greenwood braktiset nga të gjithë: klubi, shokët, sponsorat e tifozët distancohen

Lapsi.al 1 February 2022
Rrahu të dashurën, Greenwood braktiset nga të gjithë: klubi,

Mason Greenwood ka mbetur vetëm. Pas arrestimit për përdhunim dhe dhunë ndaj të dashurës së tij, sulmuesi 20-vjeçar i Manchester United është braktisur nga të gjithë. Ronaldo dhe Pogba janë vetëm dy nga shokët e skuadrës që nuk e ndjekin më në rrjetet sociale, Nike dhe sponsorë të tjerë e kanë shkarkuar lojtarin, klubi ka ndaluar shitjen e marketingut të tij dhe disa tifozë janë paraqitur në dyqanet e klubit për të kërkuar ndryshimin e fanellës së tij, që nuk e duan më.

Sponsori i fanellave të United, TeamViewer, ka pranuar se po "monitoron nga afër zhvillimet" dhe partneri zyrtar Cadbury ka njoftuar se Greenwood nuk do të shfaqet në asnjë nga produktet e tyre të marketingut. Emri i tij është hequr nga lista e lojtarëve në dyqanin online të klubit.

Bota e Greenwood filloi të shpërbëhej të dielën e kaluar pasi e dashura Harriet Robson postoi foto dhe video në mediat sociale ku e akuzonte atë për abuzim seksual, dhunë dhe keqtrajtim. “Për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë më bën në të vërtetë Mason Greenwood” është mbishkrimi që shoqëronte imazhet e vajzës me fytyrë të gjakosur dhe trup të mbuluar me mavijosje. Policia e Mançesterit arrestoi futbollistin dhe Djajtë e Kuq e pezulluan menjëherë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI