Flash

Një piceri 'tensionon' UEFA-n: gjermanët e quajnë "Champignons League", institucioni kërkon tërheqjen e markës

Lapsi.al 1 February 2022
Një piceri 'tensionon' UEFA-n: gjermanët e quajnë

Një piceri e vogël gjermane, Pizza Wolke në Giessen, pak kilometra larg Frankfurtit, në Hesse, është përplasur cuditërisht me UEFA-n. Arsyeja? Një picë e thjeshtë me kërpudha e quajtur "Champignons League", emër i bukur por shumë i ngjashëm me "Champions League". Për këtë, organizmi më i lartë evropian i futbollit ka kërkuar tërheqjen e markës, duke u shprehur se nuk ka nisur (ende) asnjë proces gjyqësor. "Pizza Wolke vs UEFA, si një dashamirës i futbollit jam i nderuar. Kjo do të thotë se ne jemi padyshim në rrugën e duhur! Blini picën më të mirë me kërpudha në botë!" ka komentuar në rrjetet sociale pronari, duke treguar edhe fotot e letrës së ardhur nga institucioni i futbollit.

UEFA: "KËRKUAM TËRHEQJEN E MARKËS"

UEFA, bënë të ditur burime brenda organizmit drejtues të futbollit evropian, "u informua për një aplikim për regjistrimin e një marke tregtare Champignons League në Gjermani nga një aktivitet i rëndësishëm tregtar, për shkak të të drejtave të mëparshme të markës tregtare të cilën UEFA e ka në zotërim me Champions League. Siç është zakon në këto raste, përfaqësuesit tanë ligjorë në vend në fushën e markave i kanë shkruar këtij aktiviteti tregtar me mirësjellje duke e ftuar atë të tërheqë kërkesën për regjistrim, për të shmangur procedurat e gjata të kundërshtimit pranë Zyrës Gjermane të Markave”. UEFA ka sqaruar në thelb se është lajmëruar për procedurën e regjistrimit të markës 'Champignons League' - dhe jo për thjesht emërimin e një pice në menunë e një restoranti - përsa kohë është titullar i markës së regjistruar 'Champions League'. E studio e saj ligjore në Gjermani i dërgoi një letër Pizza Wolke, ky është emri i biznesit, për ta ftuar atë të hiqte dorë nga planet e tij, për të shmangur paditë e gjata, të cilat për momentin nuk janë ngritur ende.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI