Flash

"Falim gola në çdo ndeshje": Shkëmbi i dorëzuar me gabimet e Dinamos

Lapsi.al 31 January 2022
"Falim gola në çdo ndeshje": Shkëmbi i dorëzuar

“Duhej të bënim pjesën e parë më shumë për të shënuar golin e dytë. E dinim që do të kishim më të vështirë, ne e pamë në fushë se çfarë ndodhi. Por për fat të keq gabojmë përsëri dhe falim gola në çdo ndeshje dhe sinqerisht nuk e di si rregullohet se nuk ka mbetur lojtar pa gabuar". Një Bledi Shkëmbi që nuk gjen ngushëllim pas një 1-1 të fiksuar në Rrogozhinë kundër Egnatias, që luajti gjithë ndeshjen me 10 lojtarë. Tekniku korcar analizon me shpejtësi cfarë ndodhi, duke i dhënë kreditet kundërshtarit, pa harruar të theksojë se blutë duhet të bënin më shumë: "Mendoj se pavarësisht se shënuam, ekipi kundërshtar me një më pak priste, na bënte presion, nuk ishte i thjeshtë. Por nuk diskutohet që duhej të bënim më shumë, ndoshta atë rast të Bardhit në fund të pjesës së parë duhej ta kishim shënuar. Kur nuk shënon, edhe me fatin kundër e gabimet e bëra u ndëshkuam".

Megjithë gabimin e bërë në rastin e golit të pësuar, Shkëmbi vazhdon të insistojë se situata të tilla loje, edhe pse të gabuara ndodhi, por skuadra duhet të kishte shfrytëzuar superioritetin numerik për të mbyllur ndeshjen: "Mbrojtësi duhej ta kishte zgjidhur më thjesht pozicionimin dhe për fat të keq, gabimi i vetëm, e pësuam. Pastaj jam dakord që duhej të kishim bërë më shumë për të shënuar golin e dytë”, përfundoi Shkëmbi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI