Flash

Barcelona ka në tavolinë propozimin e papritur të PSG: francezët duan të arrijnë te Dembelé

Lapsi.al 31 January 2022
Barcelona ka në tavolinë propozimin e papritur të PSG:

Orët e fundit të merkatos së "nxehtë" të dimrit në Evropë, janë gati të shohin protagonist të madh PSG. Sipas asaj që bëhet e ditur nga e përditshmja katalanase Sport, në fakt, pasi ka gjetur një marrëveshje në parim me Ousmane Dembele, klubi i Leonardos ka përshpejtuar negociatat për të bindur Barcelonën të transferojë sulmuesin francez, në mënyrë që ta sjellë atë në Paris brenda gongut të merkatos. Për të bindur katalanasit, drejtuesit e parisienëve kanë vënë në tavolinë Mauro Icardin, tashmë shumë larg planeve të shoqërisë, bashkë me Juan Bernat.

Një qendërsulmues dhe një mbrojtës i majtë që mund të jetë një alternativë e nivelit për Jordi Alba e, për më tepër, dy pozicione të kërkuara nga Xavi, edhe pse për rolin e sulmuesit dukej afër ardhjes në Kamp Nou Pierre Emerick Aubameyang nga Arsenali (në Spanjë nuk e përjashtojnë që të mund të arrijnë të dy).

Negociatat kanë nisur tashmë, me katalanasit të cilët, pas të gjitha refuzimeve për rinovim nga Dembele, do të donin të shisnin menjëherë sulmuesin francez për ta penguar atë të largohej në një transferim me parametër zero në verë dhe do ta mirëprisnin sërish në skuadër ish-kapitenin e Interit, i cili e kishte nisur karrierën në Katalonjë dhe po aty mund të rikthehet protagonist. Ashtu si Dembelé, i cili tashmë është zhdukur nga radari i futbollit të madh. Orët e fundit të merkatos, nëse mjaftojnë për të gjitha detajet teknike, do të jenë vendimtare.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI