Flash

Lajmi ekskluziv i Bild: Real Madrid ka marrë Mbappé, bëhet lojtari më i paguar në botë

Lapsi.al 31 January 2022
Lajmi ekskluziv i Bild: Real Madrid ka marrë Mbappé, bëhet

Ndërsa në Europë janë orët e nxehta të mbylljes së merkatos së dimrit, nga Gjermania vijnë lajme që tashmë mund të trazojnë merkaton e ardhshme të verës: sipas asaj që raportohet nga e përditshmja autoritare Bild, në fakt, Kylian Mbappé dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshjen përfundimtare dhe nga qershori sulmuesi i PSG-së do të veshë 'camiseta blanca'. Operacion me parametër zero për spanjollët, që gjithë investimin e kanë hedhur te paga, duke i garantuar yllit francez një 50 milionë euro në vit.

Një pagesë e jashtëzakonshme që do ta bënte Mbappe lojtarin më të paguar në botë dhe që do ta kthente Realin në kohën e galaktikëve, një lajm që do të konfirmonte vullnetin e spanjollëve për të vënë bast mbi Mbappe, i cili në Madrid nuk do të ndihet njeriu i tretë në poster, siç ndodh te PSG me Messin dhe Neymar, por do të jetë shtylla kurrizore e një projekti ambicioz. Verën e kaluar spanjollët kishin ofruar 170 milionë që PSG i kishte refuzuar, verën e ardhshme Mbappe do të mbërrijë në Madrid pa asnjë kosto (nga nesër do të jetë i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër).

Me ardhjen e francezit te Reali, duhet të përcaktohet situata e Vinicius Junior, me brazilianin që luan në të njëjtin rol dhe sigurisht është kundër idesë për t'u ulur në stol. Në shifrat e duhura, mund të jetë edhe një mundësi e shkëlqyer për klubet e rëndësishme europiane.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI