Flash

Video/ Poker golash e dy të anulluar për një dorë te titulli: Tirana bën Kukësin “tabelë qitje”

Lapsi.al 30 January 2022
Video/ Poker golash e dy të anulluar për një dorë te

Në krye pa asnjë dilemë apo kontestim. Tirana rrëmben fitoren përballë Kukësit, në ndeshjen direkte për titullin, duke shpartalluar skuadrën e Longos 4-0 e duke fluturuar në +9 nga veri lindorët. Një hap i rëndësishëm në rrugën drejt titullit kampion për bardheblutë, që mund ti kishin dhënë përmasa të tjera fitores, nëse dy gola nuk do të ishin anulluar për pozicion jashtë loje.

Sfida ka qene spektakolare, me skuadrat që kanë dhuruar një duel të ndezur në pjesën e parë ku të dy ekipet kanë krijuar raste duke bërë që situatat të zhvendoseshin nga një portë, në tjetrën. E megjithatë Seferi e Xhixha ishin protagonistët, me të parin që pa ti anullohen dy gola e të fiksonte dygolëshin personal ashtu si Xhixha.

Në një ndeshje ritmike e të hapur, kthesa erdhi në fund të pjesës së parë, kur Tirana hodhi hapin e duhur drejt suksesit, me një goditje të dyfishtë me Seferin e Xhixhën që tronditi jo pak skuadrën verilindore. Dy gola në 6 minuta që shembën besimin e skuadrës së Longos, që në pjesën e dytë ishte gati inekzistente.

Kukësi gaboi edhe pasime shumë të thjeshta ndërsa për Tiranën ishte shumë e lehtë ta godiste përsëri në kundërsulm sa herë kishte mundësi. Kështu erdhi edhe goli i tretë i Xhixhës, i cili praktikisht mbylli sfidën, ndërsa në fund Seferi i vuri vulën një fitoreje shumë të merituar që me shumë mundësi, i ka vendosur një gjysmë hipoteke titullit të bardhebluve. Tirana fluturon tani në 40 pikë, 9 mbi Kukësin e vetëm një fitore e Lacit mund ti sjellë një kundërshtar më afër.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI