Vllaznia arriti të dalë me tre pikë nga ndeshja me Kastriotin, por tekniku Thomas Brdaric është krejtësisht i pakënaqur, nga gjithcka, përvec rezultatit: "Nuk është se po ankohemi, thjesht po bëja një analizë të të gjithë kushteve. Fusha ishte me gunga, nuk na i thjeshtonte mënyrën për të luajtur futboll. Duhet të jemi të përqendruar. Nuk ishim shumë dakord me disa nga vendimet që morën gjyqtari anësor dhe ai kryesor" tha gjermani, që ka shtuar dozat e sulmit edhe mbi arbitrin Beqiri, për kartonin e dytë të verdhë të Adilit: "Nuk dua të ankohem për gjyqtarët, ata kanë një punë të vështirë, duhet të marrin vendimet e duhura për të dyja ekipet. Nuk mendoj që qëndronte kartoni i dytë i verdhë, mbase donte të kompensonte penalltinë që na dha dhe ishte e pastër. Nuk e kuptova pse duhet të shkonte deri te VAR-i për penalltinë. Ishte dhuratë kartoni i kuq, nuk ishte problem, sepse jemi të aftë të luajmë edhe me 10 lojtarë.
Në fund edhe një batutë për kritikat që bëhen në media: "Nuk janë të gjitha rrethanat njësoj, e dua punën që bëj. Jo gjithmonë është e thjeshtë të përballosh situata. Ndonjëherë ndoshta do të bëhem unë gazetar dhe ju trajnerë që të kuptoni pozicionin e punës. Në futboll duhet të japim maksimumin gjithmonë. Ndonjëherë duhet të përmbahemi, por unë jam shumë i lumtur për njerëzit që punojnë rreth meje. Në studio është me nxehtë se jashtë”, theksoi Brdariç.