Flash

Video/ Juventus "tërbon" merkaton ditën e fundit: Zakaria e Gatti në JMedical, Ramsey në Glasgow

Lapsi.al 31 January 2022
Video/ Juventus "tërbon" merkaton ditën e fundit: Zakaria e
Juventus qendroi gjithë janarin në qetësi, me Allegrin që pretendonte se ishte në rregull me skuadrën që kishte, por pikërisht në ditët e fundit ka shpërthyer me 90 milionët e derdhura për Vlahovic e tani edhe me dy firma të tjera të Zakarias e Gattit. Nuk kanë munguar daljet, sepse Kulusevski e Bentancur kanë zbarkuar në Londër te Tottenham, ndërsa më në fund Ramsey ka pranuar një destinacion. Është koha e vizitave mjekësore për Denis Zakarian. Blerja e re e Juves mbërriti në J-Medical në Torino rreth orës 9:30 të mëngjesit i përshëndetur nga një grup tifozësh. Disa foto dhe autografe para testeve, që i paraprinë nënshkrimit të kontratës që do ta lidhë zviceranin me klubin e Juventusit deri në vitin 2026. Mesfushori i datëlindjes 1996 është marrë nga Borussia Monchengladbach për 4.5 milionë plus bonuse. Ditë vizitash mjekësore edhe për mbrojtësin Federico Gatti. Mbi 23 vjecari ishte gjithashtu edhe Torino, por bardhezinjtë bindën Frosinonen, me të cilin lojtari spikati në gjysmën e parë të sezonit: Gatti do të mbyllë sezonin me Frosinonen, në Serinë B, dhe më pas do të fillojë aventurën e tij me Juven verën e ardhshme. E ndërkohë, Aaron Ramsey do të largohet nga Juventus. Pas disa refuzimeve, mesfushori uellsian i ka thënë po Rangers të Glasgow, ku do të kalojë në huazim me të drejtë blerje. Juve do të paguajë një pjesë të pagës deri në qershor.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI