Flash

"Nuk meritonim të humbnim": Mehmeti kapet tek mungesat që kishte Partizani

Lapsi.al 31 January 2022
"Nuk meritonim të humbnim": Mehmeti kapet tek mungesat që

“Lushkja është një lojtar që bëri sot diferencën me një goditje në portë, çoi topin ku duhet. Megjithatë, duke pasur parasysh që gjatë 90 minutave, si ndodhën ngjarjen, mendoj se nuk meritonim të dilnim pa pikë, duke pasur parasysh edhe mungesën e katër titullarëve". Dritan Mehmeti përpytet hidhur pas ndeshjes së vendosur nga një gol i Lushkjas, që i shkaktoi humbjen kryeqytetasve, duke i lënë gjithnjë e më larg zonës Europiane. Tekniku i të kuqve, megjithëse në pjesën e parë skuadra e tij u pa vetëm një herë në portën kundërshtare, mendon se ndeshja e Partizanit ka qenë e mirë: "Mendoj se ishim të barabartë e në shumë situata edhe Superiorë. Është e vështirë se skuadra bëri mirë por me dy interpretime gabim në markimin në zonë, i dhamë iniciativën kundërshtarit".

Duke nisur nga Belica, mungesat e kanë penalizuar Partizanin, sipas asaj që thotë Mehmeti: "Duke pasur parasysh që kishim 4 mungesa dhe ardhjet nuk janë në formën e duhur, skuadra nuk ka ende fizionominë e tyre. Jam munduar të përshtat lojtarë. Sot e kishim të vështirë se jam detyruar të fus për herë të parë titullar lojtarëve si Hadroj e Fernandinjo që do kohën e përshtatjes, janë vështirësi që i tregon loja. Skuadra tregoi deri diku atë që i kërkova, por duhej të ishim më të shpejtë dhe me Skukën e Malën duhej të ishim më të shpejtë në kundërsulm".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI