Flash

“Nuk do jetoj në shtëpinë e Ronaldos” Vlahovic tregon përse zgjodhi Juventus dhe presionin e numrit 7

Lapsi.al 1 February 2022
“Nuk do jetoj në shtëpinë e Ronaldos” Vlahovic tregon

Dusan Vlahovic ishte goditja e madhe e merkatos së dimrit. Juventus me këtë lëvizje siguroi një nga lojtarët më rezultativ në Serie A me një investim për të tashmen dhe të ardhmen: “Ishte një zgjedhje e lehtë sepse jam në klubin më të rëndësishëm në botë dhe me ambicie për të fituar, ashtu si unë - komentoi Vlahovic në konferencën për shtyp - do të jem gati menjëherë sepse Juventus nuk pret askënd."

Serbi nuk ka harruar të falenderojë klubin nga i cili u largua jo në mënyrën më të mirë: “I them faleminderit Fiorentinës dhe tifozëve Viola”. E megjithatë për Vlahovic zgjedhja e Juventus nuk ishte fare e vështirë e sulmuesi tregoi edhe arsyen: “Flitej shumë për oferta nga jashtë, por zgjedhja ishte e lehtë. Në ADN e Juves është fitorja e mos dorëzimi kurrë, t’i shkojë deri në fund. Edhe mentaliteti im është ky”.

Numri 7, ai që ka mbajtur në shpinë Cristiano Ronaldo ka qenë një zgjedhje që mund ti sjellë presion Vlahovic: “Numri 7 për mua nuk do të thotë asgjë, e zgjodha sepse është më afër 9 që nuk ishte i lirë”. E në lidhje me trashëgiminë CR7, serbi i ka idetë e qarta: “Po kërkoj një shtëpi, por nuk do të jetë e tij. Unë nuk duhet të mendoj për gjërat jashtë fushës, kam vetëm dëshirë të luaj e të përmirësohem”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI