Flash

Muriqi i jep lamtumirën Lazios: "Më vjen keq që nuk i shpërbleva tifozët"

Lapsi.al 31 January 2022
Muriqi i jep lamtumirën Lazios: "Më vjen keq që nuk i
Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar, ka mbërritur tashmë në Mallorca, ku do të nisë aventurën e re nga Spanja. E megjithatë, ai para se të përqendrohet te skuadra e tij e re, ka dashur të përshëndesë tifozët e Lacios. “Për të gjithë tifozët e vërtetë të Lazios, që më mbështetën dhe besuan tek unë, më vjen keq që nuk arrita të tregoj veten dhe të shpërblej besimin që më keni dhënë. Familja ime dhe unë ju jemi mirënjohës që na keni bërë të ndihemi si në shtëpi këtu në Romë. Ju uroj sukseset më të mira! Me respekt”, ka shkruar Muriqi në profilet e tij sociale.
Transferimi i Muriqit në Spanjë i bashkohet atij të Myrto Uzunit te Granada. "Talenti shqiptar" si e konsiderojnë beratasin është një lojtar që Granada shpreson ti japë kapërcimin në kualitet. I aftë të luajë në sulm, në të dy krahët, por edhe si qendërsulmues, Uzuni do ti japë zgjidhje të ndryshme dhe alternativë ndaj Robert Morenos. Ardhja e shqiptarit do të shkaktojë trafik në organikën e sulmuesve, që mund ti japë daljen Machs ose Soro në orët e fundit të merkatos.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI