Flash

"Gjashtë prekje topi në 64 minuta": Icardi ka shifrat më të dobëta ndonjëherë, Opta e quan 'fantazëm'

Lapsi.al 1 February 2022
"Gjashtë prekje topi në 64 minuta": Icardi ka shifrat
Mauro Icardi e ka humbur protagonizmin në futboll dhe performancat e tij vijnë gjithnjë e në ulje. Sulmuesi i PSG, në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Nices, nuk la ekzaktësisht asnjë gjurmë: sipas të dhënave të Opta-s, në fakt, argjentinasi ka prekur vetëm 6 topa gjatë gjithë kohës që ka qenë në fushë. Statistika të frikshme për ish-kapitenin e Interit, shpeshherë në qendër të lajmeve për aferat sentimentale me bashkëshorten Wanda Nara, por gjithnjë e më pak protagonist në fushë. PSG, në fakt, u eliminua në mënyrë të bujshme nga Kupa e Francës nga Nice, që mori më të mirën në goditjet e penalltive pas 0-0 në kohën e rregullt. Icardi, i cili startoi si titullar së bashku me Messin, qëndroi në fushë për 64 minuta para se të zëvendësohej nga Mbappé. Por të dhënat e Opta-s e gozhdojnë përfundimisht argjentinasin. Ashtu si raportohet nga një postim i kompanisë së përpunimit të të dhënave sportive, “Mauro Icardi ka prekur vetëm 6 topa kundër Nice, totali më i keq për një lojtar të PSG-së që ka luajtur më shumë se 45 minuta, që kur Opta përpunon të dhënat në të gjitha kompeticionet (2014/15). Fantazëm". Më shumë se një tweet, është një fjali, që konfirmon momentin e errësirës së sulmuesit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI