Flash

Nuk e përballoi dot humbjen e të birit: ndahet nga jeta ish-presidenti i Palermos

Lapsi.al 1 February 2022
Nuk e përballoi dot humbjen e të birit: ndahet nga jeta ish-presidenti

Maurizio Zamparini, ish-pronari historik i Palermos, u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare. Në dhjetor ai u shtrua në spital në Udine, ku ishte operuar për peritonit, megjithatë, gjendja e tij, e cila u shfaq menjëherë e rëndë, u përkeqësua ditët e fundit duke çuar në vdekjen e tij. Sic duket, njeriu që solli në Itali Paolo Dybalan nuk e duroi dot humbjen e të birit. Tetorin e kaluar, një sëmundje e papritur i mori jetën Armandos, 22 vjecar, i gjetur pa jetë në shtëpinë e tij në Londër ku ishte për studime.

Maurizio Zamparini ka shënjuar në mënyrë sensacionale futbollin në Palermo, por jo vetëm. Në historinë e tij është edhe Pordenone dhe Venecia, por mbi të gjitha një jetë sportive aktive dhe një listë shumë të gjatë trajnerësh të shkarkuar e të rikthyer, të dashur e më pas të urryer e më pas të dashuruar sërish.

Atij i atribuohen vitet më të mira të Palermos, të blerë nga Franco Sensi në 2002. Historia e tij palermitane filloi me Francesco Guidolin, i cili trashëgoi skuadrën nga Baldini në 2004 dhe e riktheu në Serie A. Vitet e para në elitë ishin një luks që nuk do ta harrojnë kurrë në Palermo, me lojtarë të cilësisë së lartë të zbuluar dhe më pas të shitur (nga Amauri te Dybala, duke kaluar nga Cavani, Pastore dhe Ilicic për të përmendur vetëm disa), por mbi të gjitha me kualifikimet për Kupën Uefa dhe me një Champions League që ishte afër dhe humbi vetëm pas një play-off kundër Sampdorias.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI