Flash

Misteri i Aubameyang: del foto e firmës dhe lajmërohet stërvitja me ekipin, por Barcelona hesht

Lapsi.al 1 February 2022
Misteri i Aubameyang: del foto e firmës dhe lajmërohet stërvitja
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera një ditë më parë nga Aubameyang për ardhjen e tij në Barcelonë, sot ka mbërritur firma. Sulmuesi gabonez do të përforcojë repartin ofensiv të skuadrës së Xavit. Mbetet vetëm zyrtarizimi nga klubi, që pritet gjëta këtyre orëve, edhe pse tashmë foto e lojtarit që firmos kontratën, e publikuar nga menaxheri i tij, është bërë publike, ashtu si edhe lajmërimi i stërvitjes së sulmuesit me blaugrana nga i ati i Aubameyang.
Ish-sulmuesi i Arsenal ishte afruar me blaugranat edhe gjatë javës së kaluar. Aubameyang ishte larguar nga skuadra angleze pas shkeljes së rregullave të skuadrës dhe kishte deklaruar vullnetit edhe për të ulur pagën vetëm të luante për Barcelonën. Mëngjesin e sotëm ka mbërritur nënshkrimi i kontratës 18-mujore me katalanasit, siç e dëshmon edhe foto e publikuar në rrjetet sociale nga menaxheri FreddhyKoula. E gjithë heshtja e Barcelonës sic duket lidhet me faktin se para njoftimit duhet të prishet kontrata e lojtarit me Gunners.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI