Flash

Largohet nga Juventus lojtari që paguhej 8.800 euro në minutë: bardhezinjtë do vazhdojë ta paguajnë

Lapsi.al 1 February 2022
Largohet nga Juventus lojtari që paguhej 8.800 euro në minutë:

Thuhet se koha e mirë duket që në mëngjes dhe nëse i kthehesh si filloi historia mes Aaron Ramsey dhe Juventus, dicka e vërtetë duhet të jetë. Në gusht 2019, sezoni i Juventusit nga Maurizio Sarri filloi pa trajnerin në pankinë (i bllokuar nga një problem shëndetësor) dhe gjithashtu pa transferimin me parametër zero. Mesfushori uellsian i marrë në skadencë nga Arsenali firmosi në shkurt, por arriti në Torino 5 muaj më vonë dhe aventura e tij te Juventus filloi nga J Medical, sepse nuk kishte rikuperuar ende nga dëmtimi në gju që e detyroi të qendronte jashtë fushës 130 ditë.

Të gjitha tregonin për një lojtar të brishtë, i cili në 5 vitet me Gunners nuk kishte humbur kurrë më pak se 10 ndeshje në sezon. Paratici, megjithatë, u josh nga mundësia për ta marrë pa paguar kartonin, duke i ofruar një pagë prej 7 milionësh neto deri në vitin 2023. Nga ana tjetër, Juventus në të kaluarën e afërt kishte bërë marrëveshje të rëndësishme me parametra zero, nga Pirlo te Pogba, nga Dani Alves te Khedira vetëm për të përmendur disa. Këtë herë, megjithatë, nuk ishte rasti. Tre vjet më vonë është e vështirë të argumentohet se në operacionin Ramsey përfitimet ishin më të mëdha se kostot, aq sa dje transferimi i tij te Rangers Glasgoë (huazim me të drejtë blerje të caktuar në 6 milionë, me Juventusin që do të ndihmojë për të paguar një pjesë të rrogës) u festua nga tifozët pothuajse po aq sa blerja e Vlahovic.

Pasi hodhi poshtë të gjitha opsionet, Aaroni më në fund pranoi ofertën e fundit pak para mbylljes së afatit. Ai largohet nga Torino pas 70 paraqitjeve dhe 6 golave: 3043 minuta në total, nga të cilat 112 (pak më shumë se një ndeshje të tërë) në këtë sezon. Paraqitja e fundit është më 20 tetor, 6 minuta në fund të Zenit-Juve për Champions. Për pjesën tjetër, 38 ndeshje të humbura për shkak të dëmtimit dhe 212 ditë jashtë, me Covid si qershinë mbi tortë. Ylli i tij u ndez shumë pak, momenti më i lartë ishte ndeshja me Interin në vitin e parë italian, kur shënoi një gol të rëndë në luftën për titull dhe më pas asistoi golin e 2-0 të Dybalas.

Shumë pak, duke marrë parasysh sa i kushtoi drejtuesve të Juventusit: Ramsey, që me bonues arriti të fitonte mbi 8 milionë në sezon, për Juventusin ishte një investim total bruto prej 26.4 milionë (dy vjet me një pagë 10, 4 plus 7 muajt e fundit të sezonit aktual për 6). Me llogari të bëra, Juventus shpenzoi për të mesatarisht 8,800 € bruto në minutë gjatë qëndrimit të uellsianit në Torino. Nëse marrim parasysh pastaj vetëm 2020-21, që është periudha në të cilën ai luajti më pak, kostoështë stratosferike: 53,571 euro bruto për minutë. E tani te Juventus të gjithë shpresojnë se mirupafshim për në qershor, do të kthehet në lamtumirë, për të hequr qafe një pagë shumë të rëndë një vit përpara kohe.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI