Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Sarri i tërbuar me Igli Taren për merkaton: tifozët e Lazios kërkojnë dorëheqjen e shqiptarit

Lapsi.al 1 February 2022
Sarri i tërbuar me Igli Taren për merkaton: tifozët e Lazios

Merkato dimërorore e Lazios i dhuroi Maurizio Sarrit vetëm Jovane Cabral, i blerë në orën 19.56 pas një dite me shumë “jo” të marra për përforcimin në sulm dhe depozitimin e kontratës së Dimitrijc Kamenoviçit, i cili mbërriti në verë dhe nuk ishte regjistruar kurrë më parë. Disi pak për trajnerin e bardhekaltërve që kishte kërkuar një mbrojtës të majtë, dy mesfushorë dhe një sulmues por që, mbi të gjitha, e ka vënë gjithmonë programimin përpara gjithçkaje.

Ndërsa tani duhet të shpresojë që sulmuesi i datëlindjes 1998, i ardhur nga Sporting i Lisbonës, të jetë në gjendje të përshtatet shpejt me realitetin e Serie A, edhe pse do t'i duhet të luajë rolin e vështirë të zëvendësit të Immobiles, duke pasur parasysh largimin e Muriqit. Nuk erdhi Casale (që mbeti te Verona), a as Ricci (që përfundoi te Torino), ashtu si Vecino (që mbeti te Inter), lojtarë për të cilët Sarri besonte shumë për t'i dhënë substancë një skuadre që deri më tani ka pasur shumë ulje e ngritje.

E mbi të gjitha, duke punuar në këtë mënyrë, drejtuesit i kanë treguar Sarrit, i cilësuar si i tërbuar nga Il Messaggero, të mendojë në perspektivë duke dëgjuar kërkesat e tjera. Ndërsa tifozët bardhekaltër janë të zemëruar me Drejtorin Sportiv Tare, duke kërkuar dorëheqjen e tij, trajneri reflekton për atë që i kishte thënë tashmë klubit: ai dëshiron të dëgjohet në të ardhmen për merkaton ose rinovimi, gati prej kohësh e në tavolinë për t'u firmosur, nuk do të bëhet kurrë realitet.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI