Flash

Arbitrave i vjen ‘goja’: ndryshim radikal në Serie A, tani ata mund të flasin për gabimet e tyre

Lapsi.al 2 February 2022
Arbitrave i vjen ‘goja’: ndryshim radikal në Serie A, tani ata

Intervista e Marco Serras për Sky Sport në lidhje me gabimin që ndikoi shumë në rezultatin e Milan-Spezia, shënon një ndryshim epokal në mënyrën e komunikimit të arbitrave. “Është e drejtë që një gjyqtar mund të trajtojë çështje që lidhen me gjendjen e tij emocionale pas një gabimi të bërë në ndeshje - thotë Graziano Cesari - dhe kursi i ri i zyrtarit të shtypit të AIA-s, Luca Calamai mund të inaugurojë një mënyrë tjetër të të shprehurit në media nga ana e arbitrave”.

Në fakt, heshtja e gjyqtarëve protagonistë të episodeve të bujshme si Ceccarini në ndeshjen e famshme Juventus-Inter në 1998-ën, duken vite dritë larg (që nisi të thonë diçka për këtë temë rreth 3 vjet pas kontaktit Iuliano-Ronaldo). Deklaratat e Serrës shërbejnë edhe për ta nxjerrë arbitrin nga një ngërç që po shënon karrierën e tij. "Presidenti dhe dizenjuesi do të vazhdojnë ta mbrojnë atë - shton Cesari - me një rrugë që mund ta kthejë ngadalë në arbitrimin e niveleve të larta. Ai tashmë ka filluar me Var, pastaj do të arbitrojë në Serinë B dhe në ndeshje të Serie A që nuk përfshijnë Milanin, por edhe konkurrentët e drejtpërdrejtë për garën e titullit kampion dhe Champions. Nga ana tjetër, Orsatos iu deshën tre vjet që të rikthehej të drejtonte Interin pas ndeshjes me Juventusin në 2018-ën”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI