Flash

Zakaria, juventini i fundit: "Shpresoj të lë shenjë, si Pogba"

Lapsi.al 2 February 2022
Zakaria, juventini i fundit: "Shpresoj të lë shenjë, si

Denis Zakaria mbërriti te Juventus në ditën e fundit të merkatos së dimrit, por tashmë i ka të qarta idetë dhe është gati t'i japë menjëherë një dorë Allegrit. "Zgjodha Juventusin sepse është një klub që më ka bërë gjithmonë të ëndërroj - shpjegoi mesfushori gjatë prezantimit - E vendosa që ardhja këtu do të ishte hapi përpara për karrierën time." "Rritja e numrit të golave është padyshim objektivi im - shtoi ai - E tani që jam te Juve kjo mund të jetë një mundësi e mirë për t'u bërë më efektiv në zonën e golit."

"Kam pasur një përshtypje të jashtëzakonshme për Juventusin - vazhdoi mesfushori i ri i Allegrit -. Është një ekip shumë i fortë me cilësi të mëdha. E nëse më duhet të bëj një krahasim me Gjermaninë, për mua është një hap i madh përpara, sepse klubi është i një cilësie të madhe". "Prisja të largohesha nga Borussia, por jo menjëherë - tha Zakaria, duke shpjeguar dinamikën e transferimit të tij -. Por nuk ndodh çdo ditë që të të kërkojë Juventus dhe unë menjëherë shfrytëzova rastin.

"Idhujt? Nëse më duhet të mendoj për dikë, më shkon mendja te Patrick Vieira. Unë jam Zakaria, sidoqoftë kërkoj stilin tim", ka shtuar ai. "Nuk ndalem këtu, jam një luftëtar. Është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën time, por dua të bëhem gjithnjë e më i fortë. Këtu do të kem mundësinë ta bëj. Është një hap, jo fundi i karrierës sime. Pogba? Të gjithë e njohim, të gjithë e dimë se çfarë bëri te Juve. Ai është një lojtar fantastik, shpresoj të kem të njëjtin sukses si ai këtu. Sidoqoftë shpresoj të lë gjurmë", shpjegoi zvicerani.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI