Flash

Problemet psikologjike të Ilicic përsëriten: Atalanta e përjashton nga lista Uefa

Lapsi.al 3 February 2022
Problemet psikologjike të Ilicic përsëriten: Atalanta e

Josip Ilicic nuk do të luajë në Europa League, Atalanta në fakt e ka përjashtuar sllovenin nga lista e Uefa-s e dorëzuar dje pas mbylljes së merkatos. Një zgjedhje realisht e dakordësuar mes klubit dhe lojtarit, duke qenë se nuk ka vendime teknike në bazë të këtij vendimi, por situata e vështirë personale që slloveni po përjeton prej disa kohësh. Vetëm disa javë më parë, Gasperini me shumë takt e përballi në këtë mënyrë cështjen: "Është e vështirë të flasësh për këtë. Koka jonë është një xhungël, jemi afër tij dhe tani është koha ta lëmë të qetë".

Sllovenit i duhet edhe një herë të përballet me vuajtjet personale që e kishin prekur mes verës dhe vjeshtës së vitit 2020, pas shpërthimit të pandemisë, kur u largua nga ekipi për disa javë përpara se të kthehej në mes të tetorit.

Është e vështirë të parashikohet e ardhmja, si për një rikthim hipotetik në fushë, ashtu edhe për vazhdimin e aventurës te Atalanta. E vështirë, e parakohshme por mbi të gjitha e tepërt: tani të gjithë, duke filluar nga bergamaskët, urojnë që Iliçiç të gjejë qetësinë. Çdo gjë tjetër do të diskutohet në kohën e duhur.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI