Flash

"Na çatë k**in": tërbimi i tifozëve shpërthen me kore e parrulla kundër Tares e Lotitos

Lapsi.al 3 February 2022
"Na çatë k**in": tërbimi i tifozëve

Shpërthen kontestimi i tifozëve të Lazios ndaj klubit bardhekaltër. Dhjetra anëtarë të grupit Ultras Lazio, siç u njoftua, u mblodhën jashtë qendrës sportive ku stërviten Immobile dhe shokët e tij, duke shfaqur pankarta dhe duke intonuar kore fyese drejt presidentit Lotito dhe drejtorit sportiv Igli Tare. Mbi të gjitha, fajësohet mosveprimi i klubit në merkaton e janarit, i cili përfundoi me një blerje të minutës së fundit, atë të Cabral nga Sporting Lisbonë. “Një tjetër merkato në emër të mediokritetit, Lotito nuk je i denjë për këtë shoqëri”, u shfaq slogani në portat e Formellos.

Kontestimi, që u zhvillua pa eksese të veçanta, kishte në shënjestër drejtuesit e lartë të klubit, të konsideruar jo në përputhje me ambiciet e bardhekaltërve. Merkato e fundit e dimrit, për tifozët, ishte vetëm pika që derdhi gotën: "Tetëmbëdhjetë vjet turp dhe abuzim - ishte zëri që u ngrit nga rreth 300 tifozë të Lazios që ishin mbledhur para qendrës stërvitore -. Ky mentalitet na ka çarë k**in! Paratë nuk dihet ku shkojnë".

Kritikat dhe ofendimet nuk janë kursyer as ndaj Igli Tares, ndërsa në favor të ish-presidentit Sergio Cragnotti u ngrit një kor: “Një president, ka vetëm një president”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI