Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Georgina Rodriguez, detaje të reja nga seriali i Netflix: flitet për babin e saj trafikant

Lapsi.al 5 February 2022
Georgina Rodriguez, detaje të reja nga seriali i Netflix: flitet për

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me serinë e re të Netflix, mbi jetën e Georgina Rodriguez, partnere e Cristiano Ronaldos, e prezantuar më 27 janar. Nuk bëhet më fjalë vetëm për fillimin e përrallës së bukur që po jeton ajo me portugezin e famshëm, por edhe për problemet me të cilat i është dashur të përballet në jetë.

Sipas asaj që bën të ditur Gente, një gazetë argjentinase, në serial një kapitull i rëndësishëm do t'i kushtohet marrëdhënies mes modeles dhe babait të saj, Jorge Rodriguez, një ish-futbollist profesionist argjentinas me të shkuar në Spanjë në Murcia. Rodriguez, sapo përfundoi karrierën e tij futbollistike, u fut në telashe për trafik droge. Konkretisht, tregohet se si Georgina në fëmijëri shkonte rregullisht për të vizituar babain e saj, por pas daljes nga burgu ajo i kishte humbur marrëdhëniet me të. Më pas, Jorge u kthye në Argjentinë, duke humbur çdo kontakt me familjen e tij.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI