Flash

Real Madrid eleminohet nga Kupa, Ancelotti në shënjestër: 261 milionë euro të papërdorur nga tekniku

Lapsi.al 5 February 2022
Real Madrid eleminohet nga Kupa, Ancelotti në shënjestër: 261

Eleminimi i Real Madrid, në Copa del Rey, përballë Bilbaos ka gjeneruar polemika të forta. Siç raportohet nga AS, vendimet e teknikut Carlo Ancelottit kanë lënë vend për diskutime. E në Spanjë kanë filluar të vënë në dyshim menaxhimin e grupit nga trajneri italian në gjysmë të rrugës mes zbulimit dhe zgjedhjes për të pasur një organikë të pakët.

Gjithcka nis nga një supozim. Pa Benzeman nuk ka gol. Vendimi për të lënë jashtë francezin është një zgjedhje e arsyeshme, për shkak të angazhimeve ndërkombëtare. Megjithatë, bën habi një pankinë prej 261 milionë eurosh, pavarësisht se shifrat i japin të drejtë Ancelottit. Joviç, i cili as nuk zbriti në fushë, nuk i lëviz ekuilibrat. Një gol dhe dy asiste në 432 minuta këtë sezon. Tre gola nga vera e 2019 në Madrid. Në krahë, Hazard dhe Bale nuk kanë gjetur vend. Belgu kishte shënuar golin e fitores në raundin e dytë të Kupës ndaj Elche, por në shumicën e rasteve ka qenë spektator pa pagesë: një gol dhe dy asiste në 831 minuta. Shifrat e Bale flasin vetë. Real Madridi mezi mund të ketë besuar tek ai në 193 minuta.

Zgjedhjet janë të qarta në repartin e avancuar të Blancos. Rodrygo, Vinicius dhe Asensio sillen rreth Benzema. Nga tre të teprërtit, vetëm Hazard bëri nxemjen për pak kohë, por më pas u kthye në pankinë. E janë tre lojtarë, transferimet e të cilëve te Real Madrid kanë kushtuar 261 milionë euro (101 për Bale, 100 për Hazard dhe 60 për Jovic). Në repartet e tjera nuk mungojnë alternativat, por ato janë mjaft të kufizuara. Në mesfushë situata është ndryshe. Alternativat për treshen e formuar nga Casemiro, Kroos dhe Modric janë Valverde, Isco Camavinga, të cilët pak a shumë gëzojnë konsideratën e Ancelottit. Marcelo, pavarësisht kufizimeve të tij fizike, është më shumë se një zëvendësues për Mendy. Nacho është një alternativë e besueshme për të marrë frymë Miltao ose Alaba. Organikë e pasur, por jo e bollshme për të synuar tripletën.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI