Flash

Video/ Një autogol rikthen Bayern +9: Leipzig mund veten e del nga zona europiane

Lapsi.al 5 February 2022
Video/ Një autogol rikthen Bayern +9: Leipzig mund veten e del nga zona

Bayern Munich përfitoi nga një 'dorë' fati për të rritur diferencën në krye të Bundesligës. Në javën e 21 të kampionatit, bavarezët mposhtën Leipzig 3-2 falë autogolit të Gvardiol dhe shkojnë në +9 kundër Dortmundit, që do të luajë nesër. Në sfidat e tjera, fitore të rënda për Augsburg, 2-0 ndaj Union Berlin dhe Këlnit, 1-0 ndaj Freiburg. Mainz dominoi Hoffenheim 2-0, Eintracht ishte spektakolar me 3-2 ndaj Stuttgart. Përfundon 1-1 sfida Arminia-Mönchengladbach.

Shumë argëtim e madje edhe pak fat në fitoren 3-2 të Bayern Munich ndaj Leipzig në Bundesligë. Bavarezët kontrolluan lojën, por shpesh kapeshin në befasi: Müller shënoi avantazhin e parë në minutën e 12 duke dërguar në rrjetë topin e kthyer pas goditjes së Lewandowskit. Barazimi erdhi nga André Silva në minutën e 27, kur shtyu në rrjetë një top vakant. Vendasit goditën shtyllën me Coman dhe u rikthyen në avantazh në minutën e 44 me goditjen me kokë të Lewandowskit në krosimin e vetë francezit. Leipzig reagoi sërish dhe në minutën e 53 gjeti 2-2 me Nkunku, i ftohtë përpara Neuer në pasimin vertikal të Laimer në kundërsulm. Ndeshja u vendos më pas nga një autogol: në krosimin e Gnabryt, Gvardiol rrëshqiti duke bërë një devijim fatkeq në portën e tij. Bayern falenderon fatin dhe, të paktën për një natë, shkon në +9 ndaj Borussia Dortmund, i impenjuar ndaj Leverkusenit. Leipzig rrëshqet në vendin e shtatë, në kuotën e 31 pikëve.

https://www.youtube.com/watch?v=enX_5NOMiwg

Bundesliga Germany

Arminia Bielefeld 1-1 Borussia Monchengladbach

Augsburg 2-0 Union Berlin

FC Cologne 1-0 Freiburg

Mainz 2-0 Hoffenheim

VfB Stuttgart 2-3 Eintracht Frankfurt

Bayern Munich 3-2 RB Leipzig

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI