Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Përmbysje në 3 minuta, "pushtime" fushe e revanshi i Milanit të Piolit: "Jam shumë i lumtur"

Lapsi.al 5 February 2022
Video/ Përmbysje në 3 minuta, "pushtime" fushe e revanshi i

Milani bëri të tijin derbin e 230 në histori në fund të një ndeshjeje me dy fytyra: një pjesë e parë me ngjyra të forta zikaltër, që të besuarit e Inzaghit mund ta përfundonin lehtësisht me dy ose tre gola përpara; një pjesë e dytë dukshëm më e ekuilibruar, në të cilin ndryshimet e Piolit mundën t'i kthenin energjinë një ekipi që dukej paksa i dorëzuar. Ftohtësia dhe qartësia e kampionit bënë pastaj pjesën tjetër. Golat e gjashtë dhe të shtatë të Giroud në kampionat janë padyshim më të rëndësishmit e përvojës së tij italiane, që e projektojnë me të drejtë mes heronjve kuqezi duke ndezur ambiciet e të gjithë ekipit. Interi mbetet përpara (dhe ka gjithmonë një ndeshje më pak), por një mbrëmje si kjo është një nga ato që mund të japin shtytjen e duhur për të rifilluar me besim ndjekjen ndaj kampionëve në fuqi.

Një ndeshje në të cilën të gjithë donin të ishin protagonistë, edhe me një invazion të fushës, madje të dyfishtë, gjatë derbit mes Interit dhe Milanit në San Siro. Menjëherë pas golit të barazimit të kuqezinjve, një tifoz kapërceu barrierat duke shkuar për të brohoritur pranë pankinës së zikaltërve dhe u ndalua menjëherë. Pak minuta më vonë, edhe një tifoz i dytë arriti të hyjë në fushën e Meazzas, duke shmangur disa tentativa kapje nga stjuardët dhe duke u ndalur pasi praktikisht përfundoi një xhiro të tërë të fushës.

Situatë që natyrisht nuk e ka prishur fare shijen e fitores së Stefano Piolit, me përmbysje në derbi: "Vrapimi im në fund të ndeshjes? Kam qeshur duke e parë, nuk kam më moshë... - tha trajneri i Milanit për Dazn - Jam shumë i lumtur. Kam një skuadër që nuk heq dorë kurrë, djem që duan të kalojnë kufijtë e tyre, kjo është një fitore që duhet të na japë bindje, duke ditur në çdo rast që kemi të njëjtat pikë si sezonin e kaluar dhe për këtë arsye ka ende shumë për të bërë ".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI