Flash

Inzaghi, humbi derbin por shpërthen polemikat: "Ishte faull ndaj Sanchez, ndeshjen e dominuam"

Lapsi.al 6 February 2022
Inzaghi, humbi derbin por shpërthen polemikat: "Ishte faull ndaj

“Pashë një derbi të dominuar për kohë të gjatë, me të vetmin defekt që nuk shënuam golin e dytë: të humbasësh kështu dhemb, është një mësim i ashpër dhe që djeg”. Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, analizon kështu derbin e humbur me përmbysje nga Milan. "Lojtarët e mi u nervozuan në barazimin 1-1 sepse kishte një faull të qartë ndaj Sanchez - tha tekniku zikaltër për Dazn - Por aty ne duhet të kishim qenë të aftë për të patur rezultatin 2 ose 3-0. Nëse e luan 10 herë, një ndeshje si kjo, mund ta humbësh vetëm një herë…”. Gabimi i Interit “ishte që nuk e mbylli ndeshjen dhe nuk vazhdoi të bënte lojën pas minutës së 70'”.

"Ka keqardhje, por duhet të na vlejë si mësim - vazhdoi Inzaghi pas derbit - Ne humbëm në mënyrë të pamerituar, por tani duhet të jemi të aftë të analizojmë ndeshjen me qetësi dhe të shohim ku nuk i bëmë gjërat mirë. Një mësim i ashpër që duhet të na shërbejë për të pasur edhe më shumë cinizëm për të 'vrarë' ndeshjet”.

Dhe në fund, Inzaghi bëri një vlerësim edhe për individët: “Lautaro dha gjithçka kishte, Perisic pati një bllokim muskular në pulpë”, iu përgjigj trajneri i Interit pyetjes në lidhje me zëvendësimet në momentin vendimtar të ndeshjes. "Sot patëm një shans të madh, meritonim më shumë por ky është futbolli. Ashtu si reaguam ndaj disfatës me Lacion tani duhet të kthehemi në fushë me shumë zemërim dhe vëmendje. Kemi një kalendar të vështirë me Romën dhe Napolin, por ne duhet të reagojmë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI