Flash

Allegri ekzalton sulmuesin e tij të ri: "Vlahovic si Haaland e Mbappè"

Lapsi.al 6 February 2022
Allegri ekzalton sulmuesin e tij të ri: "Vlahovic si Haaland e

Në ndeshjen e parë, humbja në Bentegodi ishte ndoshta pika më e ulët e një vjeshte të vështirë: një Verona e shkëlqyer kundër një Juventusi në vështirësi të mëdha. Kundër Hellas, në mbrëmje, bardhezinjtë duhet të konfirmojnë rritjen që i riktheu në zonën e Championsit, duke u mbështetur menjëherë në goditjet e çmuara të merkatos së fundit, Vlahovic dhe Zakaria, lojtarët e ardhur për t'i ofruar Allegrit skuadrën që nuk mund të dështojë sulmin drejt zonave të larta të renditjes: “Objektivi nuk ndryshon, duhet të futemi në katër më të mirët. Shoqëria bëri një punë shumë të mirë dhe kanë arritur dy lojtarë të rëndësishëm”, tha trajneri i Juventusit në konferencën për shtyp.

Tekniku bardhezi nuk kursehet në elozhe për talentin serb të mbërritur për të udhëhequr sulmin e Juventus: "Klubi bëri një merkato të shkëlqyer, Vlahovic ka bërë shumë gola e ka karakteristika që nuk i kishim dhe na duheshin, me Haaland e Mbappé është ndër qendërsulmuesit më të mirë të rolit. Zakaria është një lojtar inteligjent. Janë ambjentuar menjëherë, por falenderoj edhe Bentancur e Kulusevskin për atë që dhanë, i uroj atyre më të mirën për karrierën e tyre".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI