Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Mourinho i tërbuar me golin e anulluar Zaniolos: "Ibras, Chiellinit ose Lautaros nuk do ti ndodhte"

Lapsi.al 6 February 2022
Mourinho i tërbuar me golin e anulluar Zaniolos: "Ibras, Chiellinit

José Mourinho është i zhgënjyer për barazimin kundër Genoas, me golin e anuluar në fund dhe kartonin e kuq ndaj Zaniolos. "Nuk dua të komentoj. Mund të komentoj ndeshjen, por jo golin apo të kuqin për Zaniolon - sulmoi Special One - Nëse këto janë indikacionet që gjyqtarët kanë dhe ky është një faull, ne duhet të ndryshojmë emrin e këtij sporti, nuk është më futboll. Nëse arbitri gaboi dhe duhet të vlerësonte golin, ai do të jetë i pari i pakënaqur dhe për Romën është një dejà vu. Gjatë sezonit ka ndodhur shumë herë. Nesër është një ditë tjetër. Roma në sytë e pushtetit është shumë e vogël".

Mou më pas vazhdoi shpërthimin e tij në konferencën për shtyp, duke folur për kartonin e kuq ndaj Zaniolos: "Mendoni se nëse Zaniolo do të kishte luajtur me Interin, Juven apo Milanin do të ishte përjashtuar nga fusha? Ai vetëm i përsëriti tre herë Abissos 'Çfarë k**in fërshëlleve?'. Nuk do t'i kishte ndodhur kurrë Lautaros, Chiellinit apo Ibrahimovic në stadiumet e tyre. Ne jemi të vegjël."

Trajneri portugez, dukshëm i mërzitur, e analizon në këtë mënyrë ndeshjen e Olimpicos. “Genoa është një skuadër që luan për pikët e shpëtimit dhe kjo është arsyeja pse ata luajnë kështu. Bëri një lojë të shëmtuar, por ku ia doli të merrte pikën e saj. Kjo nuk është një kritikë, sepse do të bëja të njëjtën gjë, në vendin e tyre - shpjegoi ai për mikrofonat e Daznit -. Në pjesën e parë nuk dhamë thellësi dhe vazhdimësi. Në pjesën e dytë, edhe në 11 kundër 11 bëmë maksimumin për të fituar. Mendoj se skuadra që bën më shumë për të fituar e meriton, por meritë e Genoas ishte që luajti ndeshjen që donte dhe mori pikën që donte”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI