Flash

Video/ Vlahovic një 'përbindësh': dy blerjet e janarit shembin Veronën

Lapsi.al 6 February 2022
Video/ Vlahovic një 'përbindësh': dy blerjet e janarit

Juventus nën shenjën e Vlahovic nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Në ndeshjen e mbrëmjes së javës së 24 të Serie A, skuadra e Allegrit mposhti 2-0 Veronën dhe ngjitet në vendin e katërt, duke përfituar nga gabimi i Atalantës. Në Allianz Stadium në qendër të vëmendjes janë të ardhurit nga merkato, menjëherë protagonistë të mëdhenj. Në pjesën e parë Vlahovic (13') zhbllokoi ndeshjen duke mposhtur Montipòn me një parabolë precize, më pas në pjesën e dytë Zakaria (61') dyfishoi rezultatin me një asist perfekt të Moratas, duke mbyllur kështu lojën.

Forca të freskëta, një frymë e re për një Juventus që mposhti Veronën (2-0), përfitoi nga gabimi i Atalantës në shtëpi dhe me furi e parakaloi, duke arritur në kuotën 45 pikë, në vendin e katërt të renditjes. Pa harruar se lojtarët bergamaskë, të ndalur në 43 pikë, kanë një ndeshje ende për të luajtur. Në Allianz Stadium nuk mund të kishte debutim më të mirë për dy nënshkrimet e reja të Juventusit, autorë të golave të fitores: Vlahovic prishi ekuilibrin pas 13 minutave, Zakaria dyfishoi në minutën e 61. Kishte nga 2011 që nuk rastiste një koincidencë e tillë: në 11 shtator, në ditën e inaugurimit zyrtar të stadiumit të Juventusit, gjetën golin e debutuesve Arturo Vidal dhe një tjetër zviceran, Stephan Lichtsteiner.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI