Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Video/ Barcelona përmbys Atleticon: shënojnë një 17 vjeçar e një 38 vjeçar

Lapsi.al 6 February 2022
Video/ Barcelona përmbys Atleticon: shënojnë një 17

Fitore thelbësore për Barcelonën, që mundi 4-2 Atletico Madrid dhe merr vendin e katërt pikërisht në dëm të Colchoneros. Të besuarit e Simeones kaluan në avantazh pas 8 minutash: Suarez shërbeu në zonë për Carrascon, që me të djathtën mundi ter Stegen në shtyllën e largët duke firmosur 1-0. Megjithatë, avantazhi i miqve zgjati vetëm 2', sepse një asist i Dani Alves nga e djathta shfrytëzohet saktë nga Jordi Alba, që gjeti kryqëzimin e shtyllave për të thyer Oblak. Blaugranat kompletojnë përmbysjen kur Traoré pasoi në qendër për Gavin që me kokë shënoi golin e dytë. Para pushimit erdhi edhe goli i tretë: Pique goditi traversën dhe Araujo e shty në rrjetë duke cuar shifrat në 3-1.

Në pjesën e dytë, Barcelona mbylli menjëherë ndeshjen me një gol prestigjioz: atë të Dani Alves, i cili mori një krosim nga e majta të 17 vjecarit Gavi dhe mposhti Oblak, duke fiksuar 4-1 për skuadrën e Xavit. Colchoneros shkurtuan distancën në minutën e 58 me goditjen me kokë të Suarezit, që shënoi golin e ish-it. Situatën e komplikoi Dani Alves në minutën e 68, kur u ndëshkua me karton të kuq pas një goditje në pulpë ndaj Carrascos. Pavarësisht inferioritetit numerik, megjithatë, Barcelona rezistoi dhe mori një 4-2 shumë të çmuar. Një sukses i rëndësishëm për moralin dhe për klasifikimin, duke qenë se katalanasit ngjiten në 38 pikë dhe zënë vendin e katërt në dëm të skuadrës së Simeones, tashmë -2 nga Champions League.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI