Flash

"Skuadra e madhe di të godasë": Josa nuk i ndal elozhet për Laçin

Lapsi.al 6 February 2022
"Skuadra e madhe di të godasë": Josa nuk i ndal elozhet

"Skuadra e madhe është ajo që kur ka rezultat di të godasë përsëri kundërshtarin". Mirel Josa është euforik në përfundim të fitores së Lacit të tij përballë Vllaznisë. Tekniku vazhdon të ndjekë kreun me një seri pozitive të jashtëzakonshme, edhe pse këtë herë, kundër shkodranëve, duhet të falenderojë edhe portierin e tij në një ditë fantastike: "Sot ishte dhe portieri jonë në ditë të mira dhe bëri ndërhyrje shumë të mira. U përgatitëm për të dalë me një vendosje tjetër para shënimit të golit, shenimi i golit na bëri që të rrimë përsëri në ekuilibra".

Ishte edhe fitorja e parë pa Lushkjan, pas transferimit të fantazistit në Moldavi: "Ne do i bëjmë llogaritë me lojtarët që kemi. Lushkja do të përmendet gjithmonë në skuadrën tonë. Duhet të bëjmë shumë më mirë. Ujka i kreu shumë mirë detyrat e veta, normalisht, duhet të jetë më i përqendruar. Do të shikojmë si do të normalizohemi pas këtyre 3 pikësh. Vërtet morëm 3 pikët, por ndeshja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër, Vllaznia na sulmoi dhe pati rastet e veta" përfundoi Josa që kishte edhe mungesën e Zarubicës e Shehut.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI