Flash

"Këto momente na bëjnë të kuptojmë rëndësinë e jetës": Longo i dedikon fitoren dhimbjes së Selimit për të vëllain

Lapsi.al 6 February 2022
"Këto momente na bëjnë të kuptojmë

Një fitore e dedikuar për përgatitësin atletik të Kukësit Iris Selimi, që së fundmi humbi vëllanë e tij. Kjo është ajo që deklaroi tekniku Diego Longo në përfundim të fitores me Egnatian: "Këtë fitore të rëndësishme, ia dedikojmë përgatitësit atletik Iris Selimi, që po kalon një moment të vështirë. Në ditët e fundit ka humbur vëllanë, ne i gjendemi afër, janë këto momente që na bëjnë të kuptojmë, sa e rëndësishme është jeta".

Një fitore shumë e rëndësishme, sepse vinte pas një disfate të rëndë me Tiranën në ndeshjen titull, ndaj dhe Longo ka dashur ta evidentojë këtë fakt: "Duhet të reagonim pas humbjes ndaj Tiranës dhe këtë bëmë, treguam se dimë të reagojmë". "Ne do të luftojmë në çdo ndeshje! Duhet të luftojmë me çdo kundërshtar, duhet të japim maksimumin tonë në çdo ndeshje dhe stërvitje, kjo është ajo që duhet të bëjmë në vazhdim”, u shpreh Longo.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI