Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Analiza/ Vlahovic i hap 'oreksin' Juventusit: zona Champions nuk mjafton më

Lapsi.al 7 February 2022
Analiza/ Vlahovic i hap 'oreksin' Juventusit: zona Champions nuk

Një debutim i tillë nuk ishte menduar as në ëndrrat më të bukura. Dusan Vlahovic iu deshën vetëm 13' për të fituar Juventusin, 307' më pak se Cristiano Ronaldo, nga i cili trashëgoi numrin e fanellës dhe detyrën për të siguruar një breshëri golash për kauzën bardhezi. Fillimi duket premtues. Vërtet, shumë mirë. Sulmuesi serb, së bashku me Denis Zakarian, një tjetër fytyrë e re e merkatos dimërore, nënshkruan fitoren ndaj Veronës në ndeshjen e javës së 24 të Serie A dhe për herë të parë skuadra e Max Allegrit arrin në zonën Champions. Për më tepër, shkon në 10 ndeshjet radhazi pa humbje: e fundit më 27 nëntor 2021 ndaj Atalantës, e parakaluar tani në renditje dhe rastësisht kundërshtari i javës së ardhshme të kampionatit në një sfidë shumë të rëndësishme për bardhezinjtë për të siguruar vendin e katërt (bergamaskët kanë një ndeshje më pak).

Mjaftoi Vlahovic dhe duket si një tjetër Juventus. Në shpirt, por jo vetëm. Entuziazëm i ri brenda grupit, por edhe një tjetër marsh për disa lojtarë. Në pritje për të gjetur golin, Alvaro Morata ishte protagonist i një ndeshje vrapimi dhe sakrificash. Nuk ka më fytyra të mërzitura, besim i rifituar pas zërave të lamtumirës dhe një punë e madhe në shërbim të skuadrës, përfshirë asistin për golin e Zakarias. Më shumë se performancë pozitive edhe për Paulo Dybalan, që kërkoi menjëherë mirëkuptimin në fushë me shokun e ri të sulmit dhe ishte Joya që i ofroi topin e 1-0. Në mesfushë Zakaria tregoi menjëherë aftësitë e tij si lojtar i kudogjendur, Arthur rikuperoi më shumë topa se kurrë dhe Rabiot është gjithashtu më i tonifikuar dhe në ndeshje.

Mbrojtja pastaj është gjithnjë e më shumë bunker: që nga nëntori i kaluar Juventusi është skuadra që ka regjistruar më shumë rrjeta të paprekura në pesë kampionatet kryesore evropiane: 9 në 13 ndeshje. E tani? Zona Champions apo është legjitime të ëndërrojë diçka më shumë? “Titulli nuk është puna jonë, jemi shumë prapa”, tha Allegri menjëherë pas ndeshjes, duke shuar menjëherë zjarrin e entuziazmit. Por ky Vlahovic ka sjellë energji të re. Gola po, por edhe dëshirë për të synuar më lart.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI