Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Derbi e bën Piolin të deklarojë dashurinë: "Mund të qendroj këtu përgjithmonë"

Lapsi.al 7 February 2022
Derbi e bën Piolin të deklarojë dashurinë: "Mund

"Derbi? Skuadra nuk reshti së besuari, më pas episodet vendosën një ndeshje shumë më të ekuilibruar nga sa u tha". Kështu u shpreh Stefano Pioli, trajneri i Milanit, në mikrofonat e Radio Anch'Io Sport në Radio1, duke iu gëzuar ende fitores ndaj Interit: “Rinovimi im? Jam mirë këtu, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me klubin dhe drejtuesit. Jemi në harmoni të plotë, sot do të thosha se mund të qëndroja këtu përgjithmonë, pastaj dihet që futbolli është plot dinamika”. Trajneri iu rikthye edhe episodit nga i cili lindi goli i parë i Giroud, i kontestuar nga Interi: "Është arbitri ai që vendos se si të interpretojë faullet, pastaj lojtarët duhet të përshtaten. Në Evropë disa gjysëmfaulle nuk fishkëllehen dhe lojtarët nuk mund të ndalen dhe të protestojnë. Unë nuk jam që të fishkëllehen gjysëmfaullet, sepse futbolli është një lojë kontakti."

"Tani duhet të përfitojmë nga ky rezultat për të pasur edhe më shumë entuziazëm dhe bindje. Në Itali çdo ndeshje është e vështirë, sidomos në fazën e dytë. Tani do të përballemi me Sampdorian, na duhet një paraqitje e nivelit të lartë. Së pari, megjithatë, është Kupa e Italisë me Lacion, një nga skuadrat më cilësore në sulm”, shtoi Pioli, i cili absolutisht nuk dëshiron të ulë tensionin dhe largon fjalën titull: “Klasifikimi nuk është akoma i plotë, janë ndeshjet për tu rikuperuar. Të pesë të parat po luftojnë për gjithçka, titullin dhe Champions. Pesëmbëdhjetë ndeshje dhe 45 pikë në dispozicion janë shumë. Ka ekuilibër të madh dhe ne duhet të shtyjmë fort, unë ende mendoj se Interi dhe Juventus janë skuadrat më të forta."

"Ibra? Sezoni është ende i gjatë, tani për tani ai është ndalur, por mbetet një burim i rëndësishëm për ne. Ai është i qetë, po bën gjithçka për t'u rikthyer dhe do të shohim. Ai kurrë nuk do të jetë një barrë, por një burim shumë i rëndësishëm. Po ndihmon skuadrën të rritet shumë" përfundoi tekniku kuqezi.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI