Flash

Messi-CR7 te PSG: Zidane ka vënë kushtin e panegociueshëm për të pranuar pankinën

Lapsi.al 7 February 2022
Messi-CR7 te PSG: Zidane ka vënë kushtin e panegociueshëm

Pas gati 20 vitesh konkurence për trofe, Topa të Artë dhe titullin e futbollistit më të mirë në histori, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të luajnë së bashku sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që bën të ditur Daily Mirror, Zinedine Zidane, ëndrra e sheikëve të PSG, ka vendosur një kusht të panegociueshëm për të pranuar të ulet në pankinën kryeqytetase: blerjen e Cristiano Ronaldos, i cili do të largohej nga Manchesteri pa shumë keqardhje.

Edhe pse titullin në Ligue 1 e ka praktikisht në xhep dhe skuadra është në garë të plotë për Champions League, aventura e Mauricio Pochettino në Paris i ka muajt e numëruar. Objektivi i madh i sheikëve, jo shumë i fshehur, është Zinedine Zidane, i interesuar edhe për pankinën e Francës. Zizou, sipas prapaskenës që zbulojnë në Angli, ka vendosur kushtin për ardhjen në Paris të Cristiano Ronaldos, me të cilin te Madrid ka fituar gjithçka. Një blerje që, në fakt, do ta bënte më pak të hidhur lamtumirën e Kylian Mbappé, tashmë i premtuar te Real Madrid.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI