Flash

FOTO/ Theo provokoi e Lautaro reagoi, tifozët milanistë akuzojnë: "E pështyu"

Lapsi.al 7 February 2022
FOTO/ Theo provokoi e Lautaro reagoi, tifozët milanistë akuzojnë:

Nervozizmi shkoi në majë në fund të Inter-Milan. Pas fishkëllimës së trefishtë të arbitrit të Guida, Theo Hernandez dhe Lautaro Martinez u bënë protagonistë të një përballjeje dhe shkëmbimi këndvështrimesh mjaft të zjarrta. Pasi u përjashtua nga arbitri dhe u largua nga fusha, mbrojtësi francez bëri një shenjë nga tribuna, duke treguar veshin, para se të merrte kështu rrugën e dhomave të zhveshjes. Gjesti nuk i shpëtoi argjentinasit, i cili vrapoi drejt parmakut duke u grindur me lojtarin e Milan. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tifozët e Milanit akuzojnë Toron se ka pështyrë rivalin, i cili duke u rikthyer në fushë i dha jetë një përballje të fortë para se të dy të ndaheshin nga protagonistët e tjerë të ndeshjes. Nga ana tjetër, të tjera video duket se tregojnë se Lautaro po grindet me kundërshtarin por absolutisht nuk pështyn. Imazhet po qarkullojnë prej orësh në rrjetet sociale duke ndezur debatin mes tifozëve.

Pamjet në fjalë, siç u përmend, nuk sqarojnë absolutisht dinamikën e saktë të incidentit, megjithatë ato mund të përfundojnë duke u shqyrtuar nga drejtësia sportive për një masë të mundshme disiplinore për të dy lojtarët: Theo Hernandaz për provokim dhe Lautaro Martinez për reagim. Në Milano, në të dy brigjet e Naviglios, pritet me padurim vendimi i Gjykatësit Sportiv. Edhe sepse në pas-ndeshjen e emocionuar derbi ka patur edhe episode të tjera tensioni në dhomat e zhveshjes.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI