Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Mbappè trondit Real Madrid: "Asnjë vendim i marrë për të ardhmen"

Lapsi.al 7 February 2022
Mbappè trondit Real Madrid: "Asnjë vendim i marrë për

Vendimi nëse do të qëndrojë te Paris Saint Germain apo do të largohet në fund të sezonit “nuk është marrë”, ka thënë Kylian Mbappe, i cili nuk do të flasë me Real Madrid përpara ndeshjes së 1/8 të Ligës së Kampionëve. “Të luash kundër Real Madridit ndryshon shumë gjëra”, shpjegoi 23-vjeçari pas fitores 5-1 ndaj Lille në kampionat, që i mban parisienët +13 në renditje ndaj vendit të dytë, Marseille, pas 23 ndeshjesh.

Në skadencë kontrate me PSG në qershor, Mbappé ka sidoqoftë të drejtën të nënshkruajë me këdo klub që dëshiron, dhe veçanërisht me Real Madrid që është treguar i interesuar prej kohësh: “Edhe pse jam i lirë të bëj atë që dua, nuk do të flas me kundërshtarin. Jam i përqendruar për fitoren ndaj Real Madrid dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë”, vijoi ai.

23-vjeçari francez u shfaq i ekzaltuar nga suksesi ndaj ekipit kampion në fuqi, që ndërkohë rrëshqiti në vendin e 11. Mbappe shënoi edhe golin e fundit të parisienëve, që duket se ende mund të kenë një shans për qendrimin e yllit të tyre: "Ne luajtëm me shumë më tepër gjallëri dhe personalitet. Është inkurajuese - tha ai - . Ne duhet të kemi gjithmonë këtë dëshirë, të fitojmë tituj, të lëmë shenjën tonë”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI