Flash

Video/ Shikoni stërvitjen e Ibrahimovic: në garë me kohën për të sfiduar Sampdorian

Lapsi.al 7 February 2022
Video/ Shikoni stërvitjen e Ibrahimovic: në garë me kohën
Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në dispozicion të Piolit as për ndeshjen e së mërkurës në Kupën e Italisë kundër Lazios në San Siro, pasi suedezi ende nuk është rikuperuar nga inflamacioni në tendinën e Akilit, të pësuar në ndeshjen kundër Juventusit. Sulmuesi kuqezi, i cili vijon punën në palestër, është në dyshim edhe për ndeshjen e kampionatit ndaj Sampdorias. “Durim” shkroi Ibra në Tëitter, së bashku me një video në të cilën ai duket që po punon me muskujt abdominalë, me këmbët të mbështjella rreth një thesi boksi. Ai dëmtim që dukej se ishte dicka e vogël, po rezulton të jetë më i rëndë se sa pritej. Ibrahimovic është në garë me kohën për të arritur të jetë kundër Samp, por në këtë pikë nuk është e lehtë të thuhet se kur mund të kthehet suedezi, me mundësinë më të madhe për të qenë gati të shtunën e 19 shkurtit në shtëpinë e Salernitanas.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI