Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Osimhen premton kërcimin e ri për Napolin kampion: "Nëse fitojmë do bëj një Victor-victory dance"

Lapsi.al 8 February 2022
Osimhen premton kërcimin e ri për Napolin kampion: "Nëse

Victor Osimhen është njeriu i momentit për Napolini dhe në një intervistë për ‘La Repubblica’ nuk e fsheh ambicien për të fituar titullin kampion. "Nëse ndodh diçka e tillë, unë do të shpik një kërcim të ri në fushë. Një Victor-victory dance - deklaroi ai -. Do të doja të fitonim së bashku: Napoli, qyteti dhe unë. Për titullin duhet të jem shumë më tepër se një lojtar individual, atëherë po që do të më jepte kënaqësi dhe mendoj se për qytetin do të ishte e mrekullueshme”.

Sulmuesi nigerian u kthye te goli kundër Venecias dhe ka lënë përfundimisht pas dëmtimin e rëndë të pësuar kundër Interit. "Menjëherë e ndjeva se më kishte shpërthyer fytyra. Sapo preka faqen e majtë nuk kisha më ndjeshmëri. Edhe me gjumin kisha probleme, po të kthehesha në atë anë më dhimbte - tha nigeriani -. Rifitova forcën, i tërhequr nga dëshira për të luajtur dhe për t'u përmirësuar në goditjet me kokë. Nuk jam tip që frenoj përmirësimin tim, nuk kam bërë asnjëherë llogari, përkundrazi gjithmonë kam menduar se do të ngrihem menjëherë në këmbë, pa u qaravitur. Nuk kam frikë të dëmtohem, dhe nëse humbas zemërohem. Jam shumë i ndjeshëm për këtë, nuk dorëzohem."

Për sjelljen e tij jashtë fushës: "Më kritikojnë sepse jam i kujdesshëm, sepse nuk lë asgjë të kalojë, por jam i lumtur vetëm nëse jap më të mirën time dhe futbolli është 97% e jetës sime. Nëse ndonjëherë e teproj në rrjetet sociale, ndodh sepse po kërkoj gjëra të thjeshta. Në moshën 23 vjeçare e kam ndoshta të drejtën të mos jem i thellë".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI