Flash

Sulmuesin që ëndërroi Kukësi e mori... Sampdoria: Giovinco pritet të dëbutojë kundër Milan

Lapsi.al 8 February 2022
Sulmuesin që ëndërroi Kukësi e mori... Sampdoria: Giovinco

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Sebastian Giovinco, sulmuesi që Kukësi ëndërroi në janar, më shumë duke besuar një mrekulli se realisht konkrete, është kthyer të luajë në Serie A. Aventura e re e Giovincos i rikthyer në Itali filloi sot rreth orës 9.00. "Milingona Atomike" u shfaq në Laboratorin Albaro në Xhenova për të kryer ekzaminimet mjekësore, një prelud për kalimin e tij te Sampdoria. Nëse nuk ka probleme, pasdite ai duhet të nënshkruajë kontratën deri në qershor dhe të vihet në dispozicion të trajnerit Giampaolo në funksion të debutimit të mundshëm të së dielës kundër Milanit.

Giovinco, dikur ish-sulmues i Juves, Empolit dhe Parmës, rikthehet në Itali si lojtar i lirë pasi fillimisht veshi fanellën e Torontos dhe më pas atë të Al-Hilal, ku qëndroi deri në gushtin e kaluar. Pikërisht në faktin që lojtari ishte pa skuadër dhe në raportin miqësor që ka me Diego Longon, Kukësi shpresoi se ai do të mund të luante deri në qershor për tu mbajtur në formë, në rast se nuk do të gjente një skuadër tjetër të nivelit që Milingona Atomike pretendonte.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI