Flash

Lojtarët e City të dehur në pub, Guardiola bën humor: "Do t’i gjobis, vetëm se nuk më ftuan"

Lapsi.al 9 February 2022
Lojtarët e City të dehur në pub, Guardiola bën humor:

Ka mënyra të ndryshme për t'u vlerësuar në dhomat e zhveshjes. Pep Guardiola i njeh të gjitha nëse kihet parasysh se vetëm njëri prej lojtarëve të tij, Zlatan Ibrahimovic, nuk e kujton me dashuri. Këtë herë ai ka zgjedhur të mos e bëjë dramë situatën e imazheve sociale në lidhje me tre lojtarë të Manchester City (Kyle Walker, Ryiad Mahrez dhe Jack Grealish) që janë pikasur në dalje të një lokali nate pas ndeshjes së Kupës kundër Fulham. Guardiola komentoi: "Jam shumë i zemëruar, sigurisht, por sepse nuk më ftuan dhe nuk më pëlqeu fare. Shpresoj që ta bëjnë herën tjetër."

Imazhet tregojnë Jack Grealish, jo ekzaktësisht i kthjellët dhe i mbajtur nga një mik, i detyruar të qëndrojë jashtë klubit nga një prej rojeve të derës që nuk dukej aspak fleksibël. Megjithatë, Guardiola mendoi t'i jepte fund polemikave që po shpërthenin: "Videoja nuk tregon se çfarë ndodhi saktësisht. Megjithatë, ata nuk i shkelën rregullat dhe janë mirë dhe do të gjobiten vetëm sepse nuk më ftuan. Duke lënë mënjanë shakatë, ata duhet të dinë si të sillen në epokën e rrjeteve sociale, edhe pse në këtë rast mendoj se nuk janë trajtuar mirë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI